Rohde: Gjermania e dëshiron Kosovën në BE
Foto: Laura Hasani

Rohde: Gjermania e dëshiron Kosovën në BE

Aktuale September 15, 2022 - 14:08

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se konferenca e datës 3 nëntor, që do të mbahet në Berlin, do të jetës pjesë e Procesit të Berlinit.

Sipas tij, kjo konferencë do të jetë një mundësi për zhvillim që nuk duhet ta humbasim, raporton Zeri.info.

“Gjermania e dëshiron Kosovën dhe të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në BE dhe llogarit në Kosovën dhe Serbinë që të kontribuojnë në proces në mënyrë konstruktive”, shkroi në Twitter ambasadori Rohde.