15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale September 16, 2022 - 12:30

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 203 testime të bëra në 24 orët e fundit, janë shënuar 15 raste të reja me COVID-19.

MSH-ja po ashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë vdekje, ndërsa janë shëruar 25 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 128, raporton Zeri.info.

Gjatë 24 orëve të fundit 29 qytetarë morën vaksinën anti-COVID. /Zëri