Gërvalla detyrohet të kthejë në punë diplomatin e shkarkuar dhe t'ia paguajë mbi 20 mijë euro

Gërvalla detyrohet të kthejë në punë diplomatin e shkarkuar dhe t'ia paguajë mbi 20 mijë euro

Aktuale September 19, 2022 - 17:06

Një aktvendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë do ta detyrojë Ministrinë e Punëve të Jashtme që t’i paguajë mbi 20 mijë euro dëme një diplomati të shkarkuar në mënyrë arbitrare nga një mision diplomatik dhe për më tepër edhe ta kthejë në punë.

Gërvalla është akuzuar vazhdimisht për shkarkime arbitrare të diplomatëve kosovarë, që i konsideronte të emëruar politikisht ose që – siç akuzonte opozita – nuk i bindeshin diktatit të saj politik.

Së fundi, diplomati Viskont Jakupi u kthye arbitrarisht nga misioni diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar. Por, ai vazhdoi betejën ligjore me akterët vendim-marrës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.Ai del se ka fituar në të gjitha shkallët ku është ankimuar për vendimin për kthim në vend të punës dhe një fitore të madhe e arriti edhe sot.

Gjykata Themelore i ka dorëzuar një vendim të datës 2 shtator, e në të cilin aprovohet ankesa e tij dhe në të cilin urdhërohet Ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla Schwarz që t’i paguajë të gjitha pagat nga fata 11 nëntor 2021 e deri në ditën e përmbarimit. Po ashtu, kërkohte nga Ministria që ta kthejë në vend të punës Jakupin.Sipas burimeve të Nacionales, “të gjitha instancat gjyqsërore kanë konstatuar se ministrja e jashtme ka bërë shkelje ligjore me rastin e shkarkimit të diplomatit Jakupi.”

Sipas burimeve të Nacionales, “të gjitha instancat gjyqsërore kanë konstatuar se ministrja e jashtme ka bërë shkelje ligjore me rastin e shkarkimit të diplomatit Jakupi.”

Për rastin e Jakupit kishte reaguar në një rast edhe Grupi Parlemtar i Lidhjes Demokratike (LDK) përmes deputetit Anton Quni, duke e quajtur vendimin e znj. Gërvalla si “arbitrar” dhe ministren Gërvalla si “skandaloze” që nuk respekton vendimet e organeve të ankimimit.

Ai e kishte treguar rastin e Jakupit në mënyrë të detajuar.

“Në katër raste jam përpjekur të marrë spjegim nga ministrja Gërvalla, po ashtu i jam drejtuar edhe me shkrim por të gjitha ishin të kota, asnjë përgjigje përveç heshtjes.” – thoshte z. Quni.

Image
Image