Jasharaj: Asgjë nuk na është ofruar, greva vazhdon

Jasharaj: Asgjë nuk na është ofruar, greva vazhdon

Aktuale September 21, 2022 - 00:14

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, potencoi se gjërat nuk kanë ndryshuar as në këto momente për çështjen e grevës.

Jasharaj i ftuar në “edicionin specia”, theksoi se pa ndonjë marrëveshje të pranueshme, greva vazhdon.

“Asnjë deklaratë e jona nuk thotë që gjërat kanë ndryshuar, kemi pritur shumë nga avokati, po del me lajme sikur ishte ai i djeshmit që ka marrëveshje, nuk kam marrë asnjë telefonatë që kanë ndryshuar”, ka thënë Jasharaj.

“Qëndrimi është i njëjtë, asgjë nuk na është ofruar, pa ndonjë marrëveshje të pranueshme, greva do të vazhdojë”. /klankosova