Nagavci: Mbi 90 për qind e kërkesave të SBASHK-ut janë plotësuar, mësimi duhet të fillojë
Foto: Laura Hasani

Nagavci: Mbi 90 për qind e kërkesave të SBASHK-ut janë plotësuar, mësimi duhet të fillojë

Aktuale September 23, 2022 - 13:11

Në Komisionin për Arsim është duke u diskutuar për grevën, ku ministrja Arbërie Nagavci ka përsëritur se mbi 90 për qind e kërkesave të SBASHK-ut janë adresuar.

Ajo më tej ka thënë se nuk duhet të mohohet e drejta e fëmijëve për shkollim, raporton Zeri.info.

Ajo kërkoi që të fillojë mësimi të hënën, pasi sipas saj do të vazhdojnë me adresimin e kërkesave që kanë të bëjnë me fushën e arsimit.

“Me aq sa jam unë në dijeni, nuk ka asnjë kërkesë përtej kësaj të fundit, kërkesa për 100 eurove që nuk është realizuar”, u shpreh Nagavci. /Zëri

Image