LDK-ja braktis seancën e Kuvendit
Foto: Laura Hasani

LDK-ja braktis seancën e Kuvendit

Aktuale October 03, 2022 - 13:42

Grupi Parlamentar i LDK-së ka braktisur seancën e sotme të Kuvendit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se deputetët e partisë së tij do të braktisin seancën e sotme, pasi sipas tij pozita nuk po fillon seancën, pasi po pret të bëhen 61 deputetë të tyre, pavarësisht se në Kuvend kishte kuorum për nisjen e seancës, raporton Zeri.info.

“Është me rendësi me kuptua se Kuvendi merr vendime me shumicë, ne kemi katër orë që kemi kuorum për votim dhe Kuvendi nuk po voton, kjo nuk është në të mirë të demokracisë dhe parlamentarizmit, prandaj ne si Grup Parlamentar mendojmë se është e paarsyeshme që ne të vazhdojmë të marrim pjesë më në seancë, duke marrë parasysh këtë sjellje, ku na pamundësohet me votu mbi bazën e lirë të deputetëve duke pritur që pushteti të bëjë 61 deputetë, e paarsyeshme, e palogjikshme”, deklaroi Gashi në seancë, ku më pas u larguan nga salla.

Pas tyre, edhe partitë e tjera lëshuan sallën e Kuvendit. /Zëri