E konfirmon Qeveria: S’ka paga për grevistët

E konfirmon Qeveria: S’ka paga për grevistët

Aktuale October 03, 2022 - 14:21

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se janë ekzekutuar pagat për muajin shtator për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar për “Zërin” se pagat kanë dalë vetëm për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë.

“Për muajin shtator pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në Ligjin për greva”, ka thënë Kryeziu për “Zeri.info”.

Kujtojmë se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një prononcim për “Zeri.info” sot ka deklaruar se do të presin deri më 5 shtator që të dalin paga për mësimdhënësit.

“Uroj që deri më 5 tetor t’u dalin mjetet, kur është kufiri ligjor për procedim të pagave, në të kundërtën do të kemi një situatë të rënduar”, u shpreh Jasharaj. /Zëri