Kërkohet shkarkimi i ministrit Murati

Kërkohet shkarkimi i ministrit Murati

Aktuale October 03, 2022 - 17:44

Sot Këshilli i Pavarur Mbikëqyrjes i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK) ka vendosur që t’ia ndalojë 50 për qind të pagës ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Ky këshill obligoi Thesarin e Shtetit që këtë vendim ta ekzekutojë brenda afatit kohor prej 15 ditësh.

Mirëpo, Ali Sefaj, anëtar i Këshillit grevist ka thënë se kjo është një arsye e fortë që Murati duhet të shkarkohet.

“Edhe një arsye më shumë për shkarkim!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri