Koha kur Hoti thoshte se s’mund të paguhen ata që s’punojnë [video]

Koha kur Hoti thoshte se s’mund të paguhen ata që s’punojnë [video]

Aktuale October 03, 2022 - 22:09

Mosekzekutimi i pagave ka nxitur reagime të shumta nga opoztia të cilët e shohin këtë si veprim kundërligjor.

Mirëpo, analisti Rron Gjinovci ka publikuar një video të Avdullah Hotit në kohën kur ishte si ministër i Financave dhe deklaronte se nuk mund të paguhet dikush që nuk punon.

“Unë jam ministër i Financave, dëshiroj të qartësoj që në pagat e muajit maj do të zbriten ditët e humbura të grevës, sepse unë do të kujdesem për financat publike dhe nuk mund të paguhet dikush që nuk punon”, pati thënë Hoti atë kohë.

Mirëpo, këtë deklaratë e ka thënë para disa ditësh ministri aktual i Financave, Hekuran Murati, mirëpo kjo konsiderohej si gjë e kundërligjshme dhe poshtrim për mësimdhënësit. /Zëri

Videon mund ta shihni KËTU: