Avdyli: Greva shihet se ka pasur prapavijë politike, por mësimdhënësit duhet të paguhen

Avdyli: Greva shihet se ka pasur prapavijë politike, por mësimdhënësit duhet të paguhen

Aktuale October 03, 2022 - 22:26

Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka thënë se pagat duhet të ekzekutohen për mësimdhënësit grevistë.

Sipas tij greva ka pasur prapavijë politike dhe se udhëheqësit e SBASHK-ut kanë devijuar nga idetë sindikale.

“Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë”, u shpreh ai.

Avdyli më tej ka thënë se ky duhet të jetë një mësim i mirë për të gjithë ata që deshën ta manipulojnë grevën se duhet të mbajnë duartë largë nga arsimi.

“E gjatë vitit shkollor duhet të shikohet mundësia e zëvendësimit të orëve të humbura për aq sa ka mundësi”, shkroi ai. /Zëri