Konjufca takon ambasadorin e ri francez: Presim nga Franca mbështetje për liberalizim vizash

Konjufca takon ambasadorin e ri francez: Presim nga Franca mbështetje për liberalizim vizash

Aktuale October 04, 2022 - 13:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me ç’rast e ka uruar për marrjen e detyrës.

Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Guerot për përkrahjen të cilën Franca e ka ofruar për Kosovën në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe rrugëtimit drejt integrimeve evropiane.

Kuvendi ka njoftuar se Konjufca gjatë takimit tha se presin nga shteti francez mbështetjen për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, meqë janë përmbushur tashmë të gjitha kriteret e kërkuara. E po ashtu edhe përkrahjen për anëtarësim në Këshillin e Evropës, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Konjufca dhe ambasadori Guerot konfirmuan përkushtimin dhe gatishmërinë për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në sfera të interesit të përbashkët. /Zëri