A paguhen grevistët në vendet e BE-së?

A paguhen grevistët në vendet e BE-së?

Aktuale October 04, 2022 - 14:56

Agron Demi, nga instituti GAP, ka dhënë shembuj të disa shteteve të BE-së në lidhje me pagat e punëtorëve kur janë në grevë.

Sipas Demit, shtetet si Danimarka, Belgjika, Gjermania, Franca, Finlanda, Italia, Greqia e Spanja nuk i paguajnë grevistët, ose përgjysmohet paga deri te ndërprerja e kontratës, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Demit:

Suedi: Punëtorët që marrin pjesë në një grevë të ligjshme ose në veprime kolektive humbasin të drejtën e tyre në pagë për kohëzgjatjen e ndërprerjes së punës.

Norvegji: Punëtorët në grevë nuk kanë të drejtë të marrin paga.

Danimarkë: Punëtorët në grevë nuk kanë të drejtë për rrogë ose përfitime të tjera, si kontributet pensionale, pushimet e paguara dhe përfitimet e papunësisë ose sëmundjes.

Belgjikë: Punëtorët grevistë nuk kanë të drejtë në pagesë, por përfitimet e grevës mund të paguhen nga sindikata.

Gjermani: Punëtorët në grevë të ligjshme nuk kanë të drejtë në pagesë. Pjesëmarrja mund të çojë edhe në ulje të bonuseve kontraktuale.

Francë: Pjesëmarrja në grevë shkakton humbje të pagave: zbritjet e pagave për aksionin e grevës duhet të jenë rreptësisht në përpjesëtim me kohëzgjatjen e mungesës, një gjysmë dite grevë është e barabartë me 1/60 e pagës dhe një ditë me 1/30.

Finlandë: Edhe pse punonjësit që marrin pjesë në një grevë nuk kanë të drejtën e pagave ose përfitimeve të punësimit, sindikatat mund të ndajnë përfitime modeste për anëtarët e tyre për kohëzgjatjen e grevës. Megjithatë, një punonjës që pengohet nga puna me veprime të ndërmarra nga punonjës të tjerë, ka të drejtë të paguhet deri në shtatë ditë.

Itali: Në rast greve të ligjshme, detyrimet kryesore që rrjedhin nga kontrata e punës ndërmjet grevistit dhe punëdhënësit pezullohen, duke përfshirë edhe detyrimin për të paguar pagat.

Greqi: Pezullimi i marrëdhënies së punës përfshin të dyja palët (punëdhënësin dhe punonjësin). Duke qenë se pezullohet kontrata, po ashtu edhe marrëdhënia e punonjësit me institucionin e sigurimeve shoqërore, për rrjedhojë nuk paguhen kontributet e sigurimit.

Spanjë: Ushtrimi i së drejtës së grevës nuk e ndërpret as marrëdhënien e punës e as nuk e arsyeton asnjë dënim, përveç nëse punëtori është fajtor për sjellje të pahijshme