Ahmeti: Dezinformatë e Serbisë, Kosova s’ishte në agjendën e takimit të KE-së

Ahmeti: Dezinformatë e Serbisë, Kosova s’ishte në agjendën e takimit të KE-së

Aktuale October 05, 2022 - 13:49

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Kreshnik Ahmeti, ka konfirmuar për “Zërin” se aplikimi i Kosovës për në Këshillin e Evropës nuk ka qenë sot në agjendë të takimit të Komitetit të Ministrave.

Raportimet e mediave serbe se është arritur të largohet aplikimi i Kosovës nga agjenda e këtij takimi ai i ka quajtur dezinformata.

“Nuk ka qenë e paraparë që të jetë aplikimi i Republikës së Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, nivelit të ambasadorëve, në ditën e sotme. Kjo është dezinformatë e radhës nga Serbia”, ka thënë Ahmeti për “Zeri.info”.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Këshillit të Evropës, Daniel Holtgen, në një përgjigje për mediat ka thënë se diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj të këtij viti. /Zëri