Gërvalla në Strasburg, lobon për anëtarësim të Kosovës në KE

Gërvalla në Strasburg, lobon për anëtarësim të Kosovës në KE

Aktuale October 05, 2022 - 14:18

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadorin e Irlandës në Këshillin e Evropës, Breifne O’Reilly.

Njoftimin për këtë takim e publikoi Zyra e Ambasadorit të Irlandës në KE, në llogarinë zyrtare në Twitter.

“Këtë mëngjes ambasadori O’Reilly është takuar me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz për të diskutuar angazhimet e saj me Këshillin e Evropës”.

Në këtë njoftim shkruhet se në takim u fol mbi angazhimet e Kosovës drejt synimit të saj për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Image