Rroga ende s’ka, por Nagavci i uron mësuesit në ditën botërore të tyre
Foto: Laura Hasani

Rroga ende s’ka, por Nagavci i uron mësuesit në ditën botërore të tyre

Aktuale October 05, 2022 - 14:44

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, i ka uruar mësimdhënësit në ditën botërore të tyre.

Por akoma rrogat e shtatorit nuk janë proceduar për ata.

Nagavci në letrën e urimit tha se muaji i fundit s’ka qenë i lehtë dhe se është e vetëdijshme për gjendjen aktuale në arsim.

“Jam shumë e vetëdijshme për gjendjen aktuale në arsim, e kam përjetuar në të gjitha nivelet dhe kjo ka bërë që në secilën punë time, nga angazhimi im si deputete dhe sot si ministre, që nga dita e parë në zyrat e Ministrisë së Arsimit, kemi filluar dhe po vazhdojmë të marrim nisma e vendime që do të çojnë ligjërisht dhe praktikisht në një gjendje më të mirë në të gjitha nivelet e arsimit”, ka thënë ajo.