Beqë Cufaj publikon një foto të para 40 vjetësh, ky është mesazhi epik i tij për mësimdhënësit

Beqë Cufaj publikon një foto të para 40 vjetësh, ky është mesazhi epik i tij për mësimdhënësit

Aktuale October 05, 2022 - 22:05

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, njëherësh shkrimtar e publicist i njohur, Beqë Cufaj ka publikuar një fotografi të bërë para 40 viteve. 

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përveç ftotografisë së poblikuar ka edhe një mesazh për mësimdhënësit, derisa ka kujtuar dy mësuesit e tij, duke thënë se “Askush nuk mundet kurrë të shkel mbi MISIONIN E SHENJTË TË MËSUESVE TANË!”, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

I  trishtuar por edhe krenar e nxjerri këtë fotografi nga Shkolla Fillore në Carrabreg të Deçanit me shoqet e shokët e klasës.

Foto e shkrepur para më shumë se 40 vitesh.

Në të janë dy Mësues: Miftari dhe Jashari!

Dy MËSUES që Kosova s’i ka patur!

Dhe sot, sot me qindra i ka!

Ne, nxënësit e tyre,  40 vjet mëpas, kujtojmë Mësuesin Miftar dhe Mësuesin Jashar sesi na dhanë atë që quhet: DASHURI për gjuhë shqipe, komb, atdhe, edukatë!

Ne, nxënësit e tyre, ecëm poshtë e lartë, me ngritje e rënie- por kurrë, kurrën e kurrës s’e harruam Misionin e shenjtë që na dhanë: kombin, atdheun, dashurinë, edukatën!

Këtë e dëshmuan Mësuesit tanë- Miftari e Jashari edhe kur provoi t’i shkelë Milosheviqi me regjimin e tij.

Ata s’u dorëzuan.

Dhe na edukuan  të mos dorëzoheshim.

Askush nuk mundet kurrë të shkel mbi MISIONIN E SHENJTË TË MËSUESVE TANË!

Pa Mësues/e nuk ka Komb!

Jemi krenar që ju kemi!