Në mesin e 13 të arrestuarve në aksionin TOTO edhe një zyrtar policor, detaje nga Prokuroria

Në mesin e 13 të arrestuarve në aksionin TOTO edhe një zyrtar policor, detaje nga Prokuroria

Aktuale October 06, 2022 - 11:00

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë më shumë detaje sot në lidhje me aksionin TOTO, që u zhvillua të mërkurën.

Prokuroria ka bërë të ditur se në aksionin e koduar me emrin TOTO janë arrestuar të gjithë të dyshuarit, trembëdhjetë persona, në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar policor.

Lidhur me këtë rast janë bastisur 19 lokacione dhe në cilësi të provave janë sekuestruar:

- Para të gatshme – 55,388.00 euro (44,861.00 bankënota dhe 10.527.00 monedha të metalta);

- Para të gatshme – 1,700.00 franga zvicerane;

- Para të gatshme – 50,000.00 lekë;

- Para të gatshme – 100.00 dollarë;

- Para të gatshme – 1,320.00 dinarë serbë;

- Dy (2) armë (një e shkurtër dhe një gjysmëautomatike);

- Tridhjetë e nëntë (39) copë municion;

- Njëzet e nëntë (29) telefona mobilë;

- Një (1) kompjuter llaptop;

- Dy (2) USB;

- Treqind e pesëdhjetë (350) pako cigare pa banderola;

- Gjashtë (6) vetura.

Më tej thuhet se personat e arrestuar në këtë rast janë nën masën e ndalimit 48-orësh.

“Personat e arrestuar gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Prizren për të njëjtët do të kërkojë nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit.
Të pandehurit e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, nga Neni 294, ‘Fajdeja’, nga Neni 331, ‘Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar’, nga Neni 414, sulmi’, nga Neni 184, ‘Detyrimi’, nga Neni 328 dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, nga Neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim. /Zëri