Kosova plotëson kushtet për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër

Kosova plotëson kushtet për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër

Aktuale October 06, 2022 - 11:05

Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar kushtet për anëtarësim ne Byronë e Kartonit të Gjelbër.

Kështu ka njoftuar sot Byroja Kosovare e Sigurimit, pas vizitës që ka bërë në vendin tonë sekretarja gjenerale e Këshillit të Byrove, Greet Flore, transmeton Zeri.info.

“Greet Flore, sekretare gjenerale e Këshillit të Byrove: Në aspektin teknik, Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar kushtet për anëtarësim në Byronë e Kartonit të Gjelbër”, ka njoftuar Byrja Kosovare e Sigurimit.

Kartoni i Gjelbër është një certifikatë ndërkombëtare e sigurimit të automjeteve, e cila pranohet nga autoritetet e të 47 vendeve, ku Kartoni i Gjelbër është i vlefshëm.

Ky lloj sigurimi mbulon dëmet personale ose materiale që mund të shkaktohen, në rast të aksidentit në territorin e një shteti ku vlen Kartoni i Gjelbër. Ky karton merret kur sigurohet vetura dhe vlen në të gjitha shtetet që e kanë në përdorim. Në mungesë të tij, qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë sigurim në cilindo shtet të huaj, përveç atyre me të cilat Kosova ka marrëveshje reciproke për polica sigurimi.

Kosova është vendi i vetëm në territorin e Evropës që nuk është anëtare e Këshillit të Byrosë Evropiane. /Zëri