Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, Ministria ndan 6 milionë euro
Foto: Laura Hasani

Hapet thirrja për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, Ministria ndan 6 milionë euro

Aktuale October 06, 2022 - 11:36

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka prezantuar masat për subvencionim të efiçienës së energjisë për qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, pas këtyre masave do t’ia kursejnë shteti mbi 12 milionë euro për dimrin që po vjen.

Rizvanolli shtoi se qytetarët do të mundë të aplikojnë për t’u subvencionuar nga këto masa, duke theksuar do të përfitojnë 10 mijë familje.

Ajo ka sqaruar se aplikimi për këto masa bëhet në E-Kosova.

“Nga sot hapet thirrja për subvencionim të pajisje efiçiente ekonomike për ngrohje për qytetarë në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet që do të subvencionohen janë kaldarët me biomasë dru, peletë, briketë që do të subvencionohen në masë deri në 70% të vlerës së invesimit apo 1200 euro, pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2 500 euro, kondicionerët efiçientë deri në 40% apo 400 euro, stufat individuaale efiçiente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90% ose 560 euro. Për të tjerët 70%, ose 435”.

Pajisjet të cilat do të subvencionohen:

Pompë termike

Pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente)

Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket)

Stufa individuale me biomasë.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar thirrjen publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët.