FSK-ja dislokohet në Gjermani për stërvitjen shumëkombëshe “KFOR’31”

FSK-ja dislokohet në Gjermani për stërvitjen shumëkombëshe “KFOR’31”

Aktuale October 06, 2022 - 13:49

Sikur edhe në edicionin e kaluar, kontingjenti i FSK-së është dislokuar në Qendër të Trajnimit Luftarak të Ushtrisë Amerikane në zonën e trajnimit “Hohenfels” të Gjermanisë për të marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe “KFOR’31”.

Ministri Armend Mehaj ka thënë se kjo stërvitje organizohet nga Komanda e Forcave Amerikane në Evropë, me pjesëmarrje edhe të forcave aleate e partnere të SHBA-së.

“Qëllimi i stërvitjes ‘KFOR’31’ është përgatitja e njësive për misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe sigurisë, si dhe në mbështetje të autoriteteve civile të Kosovës.

Në këtë stërvitje ushtarakët tanë do të avancojnë edhe më tej në aftësitë e ndërveprimit me forcat partnere dhe standardizimin e procedurave operative”, njofton Mehaj.

Mehaj ka thënë se me FSK-në jemi dëshmuar fuqishëm partnerë besnikë, të përgatitur dhe të gatshëm, që përkrah SHBA-së dhe aleatëve tjerë të japim kontributin e efektshëm në paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global. /Zëri