Uran Ismaili uron festën nga Haga, rrëfen takimin emocionues me Kadri Veselin e krerët e tjerë të UÇK-së
Foto: Laura Hasani / Arkiv

Uran Ismaili uron festën nga Haga, rrëfen takimin emocionues me Kadri Veselin e krerët e tjerë të UÇK-së

Aktuale November 28, 2022 - 19:18

Nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili ka vizituar Kadri Veselin dhe çlirimtarët tjerë në Hagë.

Për Ditën e Flamurit, nga takimi me ta, ai ka rrëfyer një histori shumë emocionuese.

“Këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova në Hagë me Kadri Veselin. Sandviçët e drekës i bëmë bashkë, e muhabeti i mirë i bëri edhe ma të shijshëm. Unë flisja dhe e kujtoja të kaluarën, por ai si gjithmonë ma i interesuar me folë për të ardhmen. E kushdo që e njeh nga afër, e din që nuk të len me ikë pa një fjalë të mirë. “Keni shumë çka me përmirësua në Kosovë, e kjo duhet të ja u definojë patriotizmin që me punua për të mirën e shtetit e mos me koritë familjen”, më tha”, ka shkruar ndër të tjerash Ismaili në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Tutje Ismaili ka treguar se fatmirësisht gjatë kësaj vizite në Hagë, ka arritur që t’i takojë edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së. /Zëri