Bashkëluftëtari i Adem Jasharit tregon ku ishte komandanti legjendar ditën kur UÇK-ja doli në skenë

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit tregon ku ishte komandanti legjendar ditën kur UÇK-ja doli në skenë

Aktuale November 28, 2022 - 21:08

Xhevair Geci, bashkëluftëtari i komandantit legjendar Adem Jashari, ka treguar se Adem Jashari ishte aty mbi kodër në ditën kur UÇK-ja doli në skenë për herë të parë.

Ai ka treguar se grupi organizator kishte ndarë detyrat, dikush do ta lexonte deklaratën e kush do ta ruante sigurinë.

“Nuk ka ndodh asgjë rastësisht, kanë qenë rolet e ndara, ka qenë pjesa kush me lexu, kush me bë sigurimin. Adem Jasharin ka pas për me bo sigurimin për mbi varrezat ku është varrosë mësuesi Halit, ka qenë një kodër, e krye atyre kodrave ka qenë Adem Jashari i kamulfrun, shumë pak i kamulfun, e kanë parë qytetarët që kanë qenë në varrim”, ka thënë ai.

Ka deklaruar se plani iu kishte ecur sipas planit. Poqë thotë se ishin shumë të lumtur me përkrahjen qytetare.

“Pastaj vërshuan edhe mediat ndërkombëtare se një dorë e fuqishme po i thotë jo Serbisë”.

Geci në një rrëfim për T7, ka treguar për historinë e Adem Jasharit dhe UÇK-së, ai ka shtuar se Jashari ishte frymëzim për të gjithë.