Banorët e një fshati të Rahovecit të shqetësuar me cilësinë e ujit

Banorët e një fshati të Rahovecit të shqetësuar me cilësinë e ujit

Aktuale December 08, 2022 - 20:16

Banorët e fshatin Zoqisht në Komunën e Rahovecit janë të shqetësuar për cilësinë ujit të pijshëm, pasi burimi nga ku furnizohen nuk po mirëmbahet. Ata thonë se kjo mund t’u kushtoj me sëmundje që mund t’u shfaqen nga uji. E nga komuna dhe KRU Gjakova kanë thënë se nuk kanë gjetur mirëkuptim me banorët edhe përkundër gatishmërisë së tyre për t’i bërë një zgjidhje.

Nga ky burim furnizohen me ujë të pijshëm banorët e fshatit Zoqishtë të Rahovecit.

Gjendja në të cilën ndodhet ky burim i ujit, është shqetësim i vazhdueshëm për banorët, të cilët thonë se cilësia e tij nuk është e mirë dhe ka mirëmbajtje të dobët.Për shkak të mungesës së filtrave banorët thonë se krijohet shumë gëlqere dhe është i dëmshëm për shëndetin e tyre.

E disa banorë të tjerë thonë se detyrohen që këtë ujë ta shfrytëzojnë vetëm për amvisëri dhe të shpenzojnë për blerje të ujit në dyqane.

Ky burim është financuar 10 vite më parë nga një donacion gjerman dhe që nga ajo kohë nuk është bërë asnjë investim.

Kanal 10 ka pyetur mirëmbajtësin Avni Gashi se ku shkojnë mjetet të cilat paguajnë banorët e fshatit për shërbimin nga ky burim i ujit, por ka refuzuar të prononcohet.

E nga Komuna e Rahovecit kanë thënë se nuk kanë gjetur mirëkuptim me banorët e fshatit për t’i bërë zgjidhje.

Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike ka thënë se janë në përpjekje për të realizuar projektin 1.8 milion euro për katër fshatra.

Edhe nga KRU Gjakova kanë thënë se nuk kanë gjetur mirëkuptim me banorët edhe përkundër gatishmërisë së tyre për të bërë një zgjidhje për ta.

“Fshati Zojqishtë, ka burim të vetin të ujit, nuk kanë pranuar të hyjnë në rrjetin e ujësjellësit KRU Gjakova, megjithatë ekipet tona shpesh bëjnë analizat vetëm të cilësisë së ujit”.

Në shumë fshatra e qytete të ndryshme në vend, banorët po përballen me mungesë të ujit të pijshëm./kanal10