
Sot, vranët në Kosovë
Aktuale
January 13, 2023 - 07:54
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nuk parashihen ndryshime në fushat termike.
Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet -2 dhe 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius.
Do të ketë erë nga drejtime të ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatare, deri e fortë.