
Kuvendi zgjodhi një anëtar të KGJK-së nga radhët e komuniteteve joshumicë
Aktuale
January 18, 2023 - 15:44
Në seancën e parë plenare për vitin 2023, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e komuniteteve joshumicë, Ahmet Imami.
Kurse, në mungesë të kuorumit në procesin e votimit Kuvendi nuk ka arritur të zgjedhë anëtarin tjetër.
Votimi për anëtarin nga radhët e gjyqtarëve do të përsëritet në seancën e radhës.
Në garë janë Alban Ajvazi, i poentuar me 71.5 pikë dhe Besnik Imeraj me 69 pikë. /BetimiperDrejtesi