
Haradinaj bën thirrje të votohet Projektligji për tërheqjen e parave nga Trusti
Aktuale
January 19, 2023 - 10:50
Ish-deputeti Daut Haradinaj ka bërë thirrje të votohet Projektligji për tërheqjen e parave nga Trusti, në seancën e sotme të Kuvendit.
Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se beson që Trusti sot do të kalojë, raporton Zeri.info.
“Sot e keni mundësinë t’i tejkaloni bindjet partiake dhe të dëshmoni se keni dinjitet si deputetë, duke votuar për të drejtën e qytetarëve për tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre.
Çdo ditë, me qindra raste jam pyetur nga qytetarët se a thua do votojnë deputetët pro Trustit. Dëshiroj të besoj se kjo kërkesë e tyre do të jetësohet me votën tuaj pro!”, shkroi Haradinaj. /Zëri