
Dëmtohet ura te Liqeni i Badocit
Aktuale
January 19, 2023 - 23:45
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të Kosovës.
Për pasojë shumë banorë e kanë pasur të vështirë lëvizjen, e në shumë rast është dashur edhe ndihma e ekipeve emergjente, policisë si dhe vullnetarëve për t’iu dal në ndihmë banorëve në evakuim.
Dëme së fundi ka pasur tek ura në Liqenin e Badocit.
Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Ju lutemi të gjithëve që e frekuentojnë këtë rrugë të lëvizin me kujdes të shtuar”, shkroi ai në postimin e tij në Facebook.