
Komuna e Prishtinës e dënon duke e quajtur taksi ilegale, kompania prezanton lejen për ushtrimin e veprimtarisë afariste
Aktuale
January 23, 2023 - 18:12
Komuna e Prishtinës respektivisht, Drejtoria e Inspekcionit përmes faqes së saj në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë ka ndërmarrë një aksion kundër taksive ilegale duke publikuar edhe disa fotografi nga aksioni.
“Aksion i madh i Drejtorisë së Inspekcionit kundër taxive ilegal në kryeqytet, të cilët përveç që ushtrojnë këtë veprimtari ilegalisht, me mënyrën se si qarkullojnë e si ndalen për të marrë/zbritur udhëtarë, shkaktojnë shumë probleme në rrjedhën normale të komunikacionit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Zëri