“Ditët në vijim vendimtare”, paralajmërimi pas telefonatës që Cholleti ia bëri Kurtit
Foto: Laura Hasani

“Ditët në vijim vendimtare”, paralajmërimi pas telefonatës që Cholleti ia bëri Kurtit

Aktuale January 25, 2023 - 11:19

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor dhe dialogut Kosovë-Serbi, Toby Vogel, ka reaguar pas telefonatës që Derek Chollet ka zhvilluar mbrëmë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin e ku i ka kërkuar që ta pranojë planin franko-gjerman dhe që të ecet përpara me themelimin e Asociacionit, raporton gazeta Express.

Vogeli ka thënë se presioni ndaj udhëheqësve të Kosovës po rritet për të krijuar atë që e quan “kuazi-Republika Srpska” në këmbim të një “normalizimi” me Serbinë që s’e përfshin njohjen reciproke ose nga pesëshja mosnjohëse e BE-së.

Themeluesi i DPC-së thotë se ditët në vazhdim do të jenë vendimtare.

“Perëndimi po rrit presionin ndaj udhëheqjes së Kosovës për të rënë dakord për krijimin e një kuazi-Republika Srpska në këmbim të një ‘normalizimi’ me Beogradin, që nuk përfshin njohjen nga Serbia ose 5 mosnjohësit e BE-së. Ditët në vijim do të jenë vendimtare”, shkroi Vogeli.