Avokati i të moshuarës që u rrah në “Orenda”: Infermierja Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani

Avokati i të moshuarës që u rrah në “Orenda”: Infermierja Pelaj mund të ketë ikur në Gjermani

Aktuale January 27, 2023 - 09:42

Meshar Selimaj, avokati i të moshuarës Minire Nura, që muaj më parë u rrah nga Aurona Pelaj në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, ka thënë se e dyshuara mund të ketë ikur në Gjermani.

Ai tha se ndaj Pelajt nuk është ngritur ende aktakuzë dhe se Prokuroria ende s’i ka kryer hetimet.

“Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjermani. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelajn. Duhet të paraqitet, të thirret dhe nëse nuk paraqitet, merren masat për lëshimin e urdhër arrestit”, tha Selimaj, shkruan euronews.

Tutje, Selimaj tha se në trupin e të moshuarës janë gjetur shenja të djegies në këmbë e shenja të goditjeve me mjete të forta.

“Ka pasur një djegie në këmbë, për të cilën shtëpia nuk ka thënë. Përgjegjësia penale u takon edhe personave juridikë, në këtë rast azilit të pleqve”, është shprehur Selimaj. /klankosova