Kurti përkujton dëshmorët e rënë në Rogovë të Hasit

Kurti përkujton dëshmorët e rënë në Rogovë të Hasit

Aktuale January 29, 2023 - 13:33

Në 24- vjetorin e masakrës në fshatin Rogovë të Hasit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 21 dëshmorët, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e civilë, të rënë më 29 janar të vitit 1999 në këtë masakër.

Ai sot bëri homazhe te lapidary i vedosur në Vraniq të kësaj komune dhe kujtoi katër dëshmorët e familjes Lleshi, raporton Zeri.info.

Kurti kujtoi edhe dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala duke vendosur lule të freskëta te ura e Bishtazhinit, ndërsa në Gadish nderoi jetën dhe veprën e Gasper Karaqi, i rënë dëshmorëëmë 28 janar 1999. /Zëri

 

Image