Dodik: Serbët duhet që të jenë për pranimin ose refuzimin e planit franko-gjerman

Dodik: Serbët duhet që të jenë për pranimin ose refuzimin e planit franko-gjerman

Aktuale January 29, 2023 - 13:59

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka shprehur opinionin e tij sa i përket çështjes së krijimit të Asociacionit në Kosovë.

Dodiku ka thënë se serbët duhet të jenë të bashkuar për negociata si për ta pranuar propozimin franko-gjerman ashtu edhe për ta refuzuar, raporton Zeri.info.

“Nëse plani franko-gjerman refuzohet, atëherë ai duhet të refuzohet nga qeveria dhe opozita, si dhe nga shoqëria në tërësi. Gjithashtu, nëse e pranojmë, atëherë duhet ta bëjmë të gjithë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Instagram.

Dodiku ndër të tjera thekson se është e rëndësishme që serbët mos të ndahen më.

Kujtojmë se edhe në Kuvendi e Serbisë pritet të diskutohet për propozimin franko-gjerman. /Zëri

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë ë (@mdodik.official)