Arrestohet 30-vjeçari në Hajvali i kërkuar nga Gjykata
Aktuale
January 29, 2023 - 14:23
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje është arrestuar një person në Hajvali që kërkohej me katër urdhëresa nga Gjykata.
I dyshuari është L.V., 30-vjeçar kërkohej për veprat: vjedhje dhe keqpërdorim i personit në moshë nën 16-vjeç.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar do të procedohet më tej”, thuhet në njoftim. /Zëri