Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa tokave në veri

Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa tokave në veri

Aktuale February 02, 2023 - 21:59

Qeveria e Kosovës sonte ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime.

Me vendimin e parë, Qeveria ka autorizuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për kryerjen e punëve përgatitore për përcaktimin e përshtatshmërisë potenciale të një ose më shumë parcelave të pronës së paluajtshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq.

Ndërsa në vendimin e dytë, është vendosur për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok.ë /Zëri