Largohen kontinjerët e banimit në “Lagjen e Dëshmorëve” në Podujevë

Largohen kontinjerët e banimit në “Lagjen e Dëshmorëve” në Podujevë

Aktuale February 04, 2023 - 12:14

 

Sot gjatë ditës kompania e kontraktuar nga komuna ka larguar dy kontinjerët e fundit në "Lagjen e Dëshmorëve", që ishin edhe strehë banimi nga dy familje me gjendje të rëndë ekonomike.

Familjet të cilat kanë jetuar deri tash në këta kontinjerë iu është bërë zgjidhja e strehimit në kushte shumë më të favorshme nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Për të përcjellur nga afër vendosjen e familjeve në objektet e reja të banimit dhe largimin e kontinjerëve nga kjo lagje ishte drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Stublla. /Zëri