Takimi i 27 shkurtit, Kurti: Besoj se do t’i përmbahen propozimit dhe jo interesit të njërës palë
Foto: Laura Hasani

Takimi i 27 shkurtit, Kurti: Besoj se do t’i përmbahen propozimit dhe jo interesit të njërës palë

Aktuale February 21, 2023 - 10:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin e 27 shkurtit, i cili do të mbahet në Bruksel, lidhur me dialogun Kosovë - Serbi.

Ai ka thënë se nga ky takim presin të ketë diskutime të mëtutjeshme edhe të ecin mbi bazën e propozimit evropian.

Duke folur për çështjen e Asociacionit, ai ka thënë se janë pesë fjali të preambulës me 10 nene, duke shtuar se beson që do t’i përmbahen propozimit që kanë marrë dhe jo interesit të njërës palë.

Kurti ka thënë se për gjera të tjera nuk mund të flasin tani edhe për shkak se kjo varet nga ndërmjetësit e dialogut.

“Pas të hënës do të mund të dimë se çka e ku”, ka thënë ai, raporton EO-ja.

Kurti ka folur edhe për akuzat e deputetit Haki Abazi, duke shtuar se ato janë të pavërteta dhe të pasakta.

“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësisë. LVV-ja është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, tha ai.