Borrelli thotë se ka një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Borrelli thotë se ka një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë

Aktuale March 18, 2023 - 23:15

Pas përfundimit të takimit mes Kosovës dhe Serbisë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka dhënë detaje për këtë takim.

Ai ka thënë se duhen ende hapa konkretë për t’u zbatuar plani evropian, teksa tha se “shpeshherë thuhet se djalli fshehet në detaje”.

Borrelli ndër të tjera u shpreh se pas 12-orësh bisedimesh kemi një marrëveshje.

“E them që Kosova dhe Serbia janë pajtuar në zbatimin e planit, realisht palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha pikat me mirëbesim”, u shpreh ai ndër të tjera.

Ai ndër të tjera më tej ka thënë se do të publikohet dokumenti i marrëveshjes, edhe pse thotë se palëve u ishte prezantuar një dokument më herët për të cilin palët nuk janë pajtuar.

“Të dyja palët do të varën krejtësisht nga kjo marrëveshje në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE. Ne i inkurajojmë palët që ta respektojnë këtë marrëveshje”, shtoi ai ndër të tjera. /Zëri