Bie fasada nga një ndërtesë në shesh, intervenon Agjencia e Menaxhimit Emergjent

Bie fasada nga një ndërtesë në shesh, intervenon Agjencia e Menaxhimit Emergjent

Aktuale March 20, 2023 - 15:52

Fasada e një ndërtese në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po shihet si rrezik për qytetarët dhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka ndërhyrë.

Ndërtesa ngjitur me Ministrinë e Infrastrukturës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përkatësisht një pjesë e fasadës së saj, ka rënë.

Për të mos shkaktuar rrezik më të madh për qytetarët, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka ndërhyrë për ta larguar këtë pjesë të fasadës. /Zëri

Image

Image

Image

Image