Kica Xhelili: Mos u mashtroni, pushteti popullist po degradon sistemin tonë të drejtësisë

Kica Xhelili: Mos u mashtroni, pushteti popullist po degradon sistemin tonë të drejtësisë

Aktuale March 21, 2023 - 20:22

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar sot, sipas tyre, numërimin e dështimeve të partisë në pushtet me rastin e dy vjetorit të kësaj qeverisje.

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka folur për drejtësi me ç’rast ka folur për Vetingun, Byronë, dinjitetin në drejtësi dhe padinë për gjenocid.

“Vetingu nuk është gjithëpërfshirës sepse nuk u prioritizua kurrë mjaftueshëm. Byroja shkoi në Komision të Venecias me insistim të LDK-së dhe po me votat e LDK-së kaloi”, ka thënë ndër të tjerash deputetja Kica Xhelili.

Ajo po ashtu ka theksuar se Qeveria uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid. Përkundrazi pushteti u pajtua për tejkalim të së kaluarës. Qeverinë e ka quajtur të paaftë e cila justifikohen në emër të së kaluarës./Zëri