Abdixhiku: U bënë lëshime të mëdha në procesin e dialogut

Abdixhiku: U bënë lëshime të mëdha në procesin e dialogut

Aktuale March 21, 2023 - 20:37

Sot është mbajtur mbledha e radhës së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku njoftoi se në këtë mbledhje u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend

Ai tha se janë bërë lëshime të mëdha në procesin e dialogut, të cilat i shkaktuar humbje një mundësi për avancim të pozicionit të shtetit të Kosovës.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi temën e dialogut dhe lëshimet e mëdha të bëra në këtë proces. Këto lëshime, përveç se humbje e një mundësie për avancim substancial të pozicionit shtetar të Kosovës, tashmë po shndërrohen dhe në kushte obligative integruese për vendin tonë; adaptimi me të cilat do të jetë sa i pashmangshëm aq edhe sfidues”, shkroi Abdixhiku.