Tahiri numëron “dështimet” e qeverisë: Dy vite regres dhe kriza
Foto: Laura Hasani

Tahiri numëron “dështimet” e qeverisë: Dy vite regres dhe kriza

Aktuale March 25, 2023 - 16:18

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dy vite të punës së saj, pasi sipas tij, gjatë kësaj periudhe ka pasur vetëm regres.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se në tendecë për ta kapur çdo institucion, ekzekutivi ka hartuar legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Postimi i plotë:

Dy vite regres!

Anti-kushtetutshmëria

Në tendecë për ta kapur çdo institucion, hartuan legjislacion në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ndarjes së pushteteve, por që prap se ndalen kritikën se tjerët i bllokuan, e se gardiani i kushtetushmërisë u bë 'pengesa e reformave'.

Rritja e çmimeve

Me veprim (ngritje të çmimit të energjisë, tatimi në pronë) e mos veprim (ulje të taksave, akzisës) në politika tatimore, masa rregullative e vendime, goditën shtresën e mesme, futën duart në xhepat e qytetarëve por nuk u ndalën së krekosuri për rritje të hyrave tatimore, e për të gjetur fajtorë komunat.

Regresi ekonomik

Bllokuan bizneset, ndaluan investimet, ndalën zhvillimin ekonomik lokalë, rrezikuan zinxhirin ekonomik, por su ndalën së shpërndari mjegull për buxhetet më të mëdha historike.

Trusti

Në vend se tu japin qasje qytetarëve në mjetet e tyre për ta kapërcyer inflacionin, me papërgjegjshmërinë e tyre inflacioni i mori ato për favorizuar tregjet ndërkombëtare.

Lufta me zyrtarë publik dhe sindikata

Dëshpruan çdo shërbyes publik. Në vend të se të garantojnë mirëqenie me ngritjen e pagave, ata tallën e sulmuan partnerët socialë.

Ikja prej Kosovës

Vulosën zbrasjen, braktisjen e Kosovës, sepse tashmë shfrytëzuan një brez të diasporës, ju duhet një kontigjent i ri.