Nesër ndalohet parkimi i veturave te “Kafet e vogla”, kjo është arsyeja

Nesër ndalohet parkimi i veturave te “Kafet e vogla”, kjo është arsyeja

Aktuale March 30, 2023 - 20:25

Prishtina Parking ka njoftuar se nesër do të ndalohet parkimi i veturave të “Kafet e vogla”.

Arsyeja është se do të behët krasitja e drunjëve në këtë rrugë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Nesër nga ora 08:00 në mëngjes, Drejtoria e Parqeve dhe N.P.L. “Hortikultura” SH.A do të bëjnë krasitjen e drunjëve në rrugën Fehmi Agani.

Andaj, ju njoftojmë se nesër me datë 31.03.2023 ndalohet parkimi në rrugën e lartëcekur.

Ju faleminderit për mirëkuptim!