Gueroti dhe Rohde: Asociacioni duhet të themelohet, Qeveria ta bëjë një propozim

Gueroti dhe Rohde: Asociacioni duhet të themelohet, Qeveria ta bëjë një propozim

Aktuale March 31, 2023 - 15:45

Qendra Mediale në Çagllavicë ka organizuar diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Pjesëmarrës në këtë organizim janë ambasadori i Francës Olivier Guerot dhe ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde, njofton Klan Kosova.

Ambasadori Rohde ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’i përmbushë obligimet e saj duke bërë hapa që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“E kuptoj skepticizmin, por natyrisht ne jemi optimistë. Jam optimist sepse ka shumë presion politik. Alternativa tjetër është që rruga e mbyllur për BE për të dyja vendet. Të rinjtë po largohen dhe ne duhet të ndryshojmë këtë – e kjo bëhet nga vullneti politik për të ndryshuar. Kosova duhet t’i përmbushë obligimet duke bërë hapa që ta themelojë Asociacionin. Serbia duhet të pajtohet që Kosova është një fqinj që ka perspektivë evropiane”.

Po ashtu edhe ambasadori Guerot ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të vijë me një propozim sa i përket themelimit të Asociacionit.

“Një pjesë e BE-së është e hapur për ata që do t’i respektojnë zotimet e tyre. Nuk duhet t’i vuajnë pasojat. Fillimisht ne presim që diskutimet të vazhdojnë të ndodhin. Nga Kosova siç ceket në aneks, të fillojnë negociatat për Asociacionin. Nuk duhet të kihet dyshim për këtë. Mendoj që nuk është mirë që tërë kohën të diskutojmë për këtë. Ne e inkurajomë Qeverinë e Kosovës ta bëjë një propozim”.