Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai i Ipeshkvit të Kosovës

Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai i Ipeshkvit të Kosovës

Aktuale June 10, 2023 - 16:21

Dera e xhamisë në fshatin Gaçkë në Ferizaj është punuar në mënyrë të veçantë nga mjeshtri Zef Gjergji dhe djali i tij Emanueli të cilët njëkohësisht janë vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Dera e kësaj xhamie përveç së është punuar në mënyrë të shkëlqyer që do ta zbukurojë edhe më shumë këtë xhami, kjo punë veç tjerash tregon edhe nivelin e lartë të harmonisë fetare që mbizotëron në vendin tonë.Derë peshon rreth 700 kilogram, ndërsa e veçanta e saj është doreza prej bronzi e punuar nga skulptori Agon Qosa”, thuhet në njoftim.

Me këtë shembull tregohet edhe një herë harmonia e lartë fetare në Kosovë. /Zëri

Image

Image