Kurti në “Paradën e Krenarisë”: Besoj në të drejtat e njeriut
Foto: Laura Hasani

Kurti në “Paradën e Krenarisë”: Besoj në të drejtat e njeriut

Aktuale June 10, 2023 - 18:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duhet respektuar të drejtat e të gjithë njerëzve. Këtë deklarim në funksion të pranimit të dallimeve i pari i qeverisë e ka bërë teksa ka folur të shtunën në Prishtinë, në një aktivitet në kuadër të "Javës së Krenarisë 2023". 

“Në takimin që kemi pasur në Qeveri, ju kam premtuar aktivistëve dhe përfaqësuesëve të organizatave që do të marr pjesë në marsh, sepse besoj në të drejtat e njeriut, besoj që secili duhet të jetë i barabartë dhe secili duhet të ketë të garantuar dinjitetin dhe integritetin. Shteti dhe shoqëria duhet t'i mbrojw. Shpreh indinjatën time për numrin e madh të abuzimeve", ka thënë ai.

Kurti ka premtuar maksimumin që Projektligji për Kodin civil të kalojë në Kuvend. /RTK