Çeku: Serbia po shfaq mosdurim nacional në Luginë të Preshevës

Çeku: Serbia po shfaq mosdurim nacional në Luginë të Preshevës

Aktuale June 10, 2023 - 18:43

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, ka akuzuar shtetin e Serbisë që sipas tij ka shfaqur ‘mosdurim nacional’, kur më 9 qershor, institucionet serbe ndaluan shfaqjen e dy filmave shqiptarë, të financuar nga Qeveria e Kosovës.

Ministri Çeku tha se veprimi i autoriteteve serbe për të ndaluar shfaqjen është i “paprecedent dhe i papranueshëm”.

“Një ditë para shfaqjes së filmave, policia e Serbisë i merr në bisedë informative drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, producentin dhe aktorët e filmave. Pa asnjë motiv konkret, e madje duke e paragjykuar përmbajtjen e filmave, autoritetet serbe ndalojnë shfaqjen e filmave deri në një vendim të radhës”, ka shkruar ministri Çeku duke shtuar se “ky akt më e pakta që mund të emërohet, është mosdurim nacional”.