Del një audioincizim nga Manastiri i Banjskës, dëgjohet se flasin rusisht
Aktuale
September 24, 2023 - 13:29
Në Banjskë të Zveçanit janë vendosur mbi 30 persona të armatosur, të cilët kanë sulmuar Policinë e Kosovës, ku nga kjo ka mbetur i vrarë Afrim Bunjaku dhe i lënduar Alban Rashiti.
Qeveria publikoi edhe disa fotografi të tyre dhe shihen të armatosura me armatim të rëndë dhe autoblinda, raporton Zeri.info
I pyetur nëse ky grup ka lidhje me grupin famëkeq “Wanger”, kryeministri i Kosovës tha se nuk ka ende informacion.
Mirëpo, në një video të publikuar nga Dukagjini pëveç të shtënave ata dëgjohen duke folur rusisht, çka ngrit dyshimet për lidhjen e tyre me grupin “Wanger”. /Zëri