Mungesë provash nga Policia, Prokuroria liron katër serbët e arrestuar në Banjskë
Foto: Laura Hasani

Mungesë provash nga Policia, Prokuroria liron katër serbët e arrestuar në Banjskë

Aktuale September 27, 2023 - 11:51

Janë liruar katër personat e arrestuar pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se persona që ishin arrestuar larg nga vendi i ngjarjes gjatë aksionit të policisë janë liruar të martën në mungesë të provave të paraqitura nga Policia, transmeton Zeri.info.

“Katër perona, të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtët janë liruar dje (26 shtator 2023) nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, konfirmoi Prokuroria. /Zëri