Daçiqi e pranon që gënjeu për videon me Radoiçiqin: Gabova, s’desha ta shfajësoj

Daçiqi e pranon që gënjeu për videon me Radoiçiqin: Gabova, s’desha ta shfajësoj

Aktuale October 01, 2023 - 20:00

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, është deklaruar lidhur me atë se çfarë ka thënë për videon që u prezantua nga Kosova për situatën që ka ndodhur më 24 shtator 2023 në Banjskë.

Ai e ka tërhequr deklaratën e tij duke thënë se ka qenë gabim i tij dhe se nuk ka dashur të dëmtojë apo justifikojë askënd, shkruan Danas, transmeton dukagjini.

“Dikush më tha se ishte një video më e vjetër, nuk e kontrollova, gabimi im, nuk kam dashur ta shfajësoj Radoiçiqin”, ka thënë Daçiqi, duke iu referuar pamjeve ku shihej Millan Radoiçiq dhe grupi i tij terrorist në manastirin e Banjskës pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator ku i vrarë mbeti një polic i Kosovës.

Gjashtë ditë pas sulmit që ndodhi, avokati i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, lexoi një letër e cila, sipas tij, ishte shkruar nga ai.

Në këtë letër ai ka pranuar se ka qenë mbrapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit.