Rohde thotë se Kosova po përparon më shpejt se vendet e rajonit drejt BE-së
Ambasadori gjerman Jorn Rohde sot ka marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët ku është diskutuar për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se Kosova po përparon më shpejt sesa vendet e rajonit drejt BE-së, raporton Zeri.info.
Por, Rohde përsëriti se Kosovës i duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë.
“I lumtur që isha pjesë e një tryeze të rrumbullakët për përparimin e Kosovës drejt BE-së sot. Kosova po përparon më shpejt se vendet e tjera të ËEB-it, por nevojitet më shumë bashkëpunim mes partive në parlament dhe komuniteteve etnike. Për më tepër, Kosova duhet të bëjë më shumë përpjekje për të zbatuar marrëveshjet e arritura me Serbinë”, u shpreh ai përmes një postimi në platformën “X”. /Zëri
Glad having been part of a round-table on ë’s progress towards ë today. ë progresses faster than the other WEB-countries, yet more cooperation among parties in parliament & ethnic communities needed. Additionally, ë must make more efforts to implement agreements reached w/ ë pic.twitter.com/UEQiBpEWuw
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 20, 2023